Politikë

KQZ vulos mandatet për Elbasanin, Fierin e Durrësin, Zegjineja siguron karrigen, Andia Ulliri ngelet jashtë Kuvendit

Ky hap vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike, e cila pretendonte manipulim të votave.

zh.ll
KQZ vulos mandatet për Elbasanin, Fierin e Durrësin, Zegjineja siguron
ilirjan celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror I Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndatë këtë të hënë mandatet nga zgjedhjet e 11 majit për tre qarqet e vendit, Fier, Elbasan dhe Durrës. Ky hap vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike, e cila pretendonte manipulim të votave. PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen tyre në këto qarqe, me pretendimin për parregullsi dhe manipulime gjatë votimit dhe numërimit. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor i ka konsideruar të pabaza këto pretendime. 

Në qarkun e Fierit, socialistët do të kenë më shumë ulëse në Kuvend, pasi thyen rekord duke fituar 12 mandate, ndërkohë që nga tjetër, demokratët morën vetëm 4 mandate.

1- Deputetët socialistë, të cilët do të ulen në Kuvend në shtator për qarkun e Fierit, janë: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako, Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Atoneta Dhima, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Ramion Kurti dhe Zegjine Çaushi. Kjo e fundit  do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit.

Krahu tjetër politik i PD-së, do të përfaqësohen nga deputetët: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Briunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi.

2- Konkretisht socialistët që do të ulen në Kuvend për qarkun e Elbasanit, janë: Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Ermal Elezi, Adi Qose, Evis Kushi, Sara Mila, Saimir Hasalla, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Agron Gaxho.

Nga PD-ja, do të ulen: Tomor Alizotim, Edmond Haxhinasto, Klodiana Çapja, Blendi Himçi

3- Për qarkun e Durrësit, socialistët do të shkonë në Kuend me: Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi , Laert Kume Skënder Pashaj, Aurora Mara, Arkend Balla,  Ani Dyrmishi dhe  Etleva Budini

Demokratët do të përfaqësohen me: Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, Arian Ndoja

Ndërkohë, kërkesa e kandidates demokrate Andia Ulliri për t’ marrë vendin Arjan Ndojës, më të votuarit të listës së hapur në Durrës, u rrëzua. 

PD pësoi humbje të thellë në Elbasan ku mori vetëm 4 mandate, ndërsa PS me 10 mandate. Në Durrës, demokratët pësuan një rënie të thellë krahasuar me zgjedhjet e 2021, duke fituar 6 mandate përballë 8 mandateve të fituara nga socialistët. Ndërkohë në Fier PD pësoi humbjen e thellë teksa mori vetëm 4 mandate, teksa nga ana tjetër PS fitoi 10./ZËRI

Poll

MOS HUMB