
TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se në Portin e Durrësit vijnë kontejnerë me drogë. Sipas saj, institucione shtetërore po i dalin garant kësj veprimtarie. Kryemadhi u shpreh se ka informacione dhe dosje të cilat do i dorëzojë edhe në Prokurori.
"Jemi para fakteve dhe kontejnerët me drogë para fakteve janë. Kam informacion sa të duash. Ashtu ishte edhe për inceneratorin, “ja futi Monika kot”. Edhe kur u bë evazioni fiskal 184 milionë dollarë që vinin nga ... Kam informacion për kontejnerë me drogë dhe për këtë mjafton të shikosh historikun si administrohet, nga kush administrohet dhe cili është institucioni shtetëror që iu del garant. Këto do tja them edhe prokurorisë. Unë i shkruaj dhe i dorëzoj dosjet, në ndryshim nga të tjerët. Para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Padi për çdo njeri, nuk i lanë rrugë tjetër Monika Kryemadhit. Më shumë se çfarë më kanë bërë nuk kanë se çfarë të më bëjnë”, tha Kryemadhi në A2CNN.
Kryemadhi nuk përmendi emra të zyrtarëve, ndërsa u shpreh se do të denoncojë para ose pas zgjedhjeve të 11 majit./ZËRI