
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar detaje nga ajo që kanë ndodhur në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se në gjyq, prokurori kishte thënë se ajo në bashkëpunim me Ilir Metën kishin hequr mitrën. Për mediat, ajo shtoi se kishin qeshur në gjyq me këtë konstatim.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Kryemadhi: Ishte shumë qesharake kur prokurori tha Kryemadhi ka hequr mitrën në bashkëpunim me Ilir Metën. Kjo është prokuroria. As asistencë nuk ka dhënë se nuk më ka ardhur as në spital. Ia sqarova edhe gjyqtarit, u shokua por nuk e ka forcën që të ndryshojë vendimet e prokurorisë. Për të gjitha gjërat që akuzohet Monika, por në pranga është Ilir Meta. Unë do e kisha javë për javë që të më bëhej detyrimi për paraqitjen se do kisha javë për javë konferencë shtypi. Po do e bëj njëherë në muaj. Prokurori tha që ti Monika ke bërë një operacion më 16 maj në bashkëpunim me Ilir Metën. Ça lidhje ka Ilir Meta me çështjet e mia.
Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI