Politikë

Monika Kryemadhi flet për njohjen me biznesmenin Adrian Shatku: Është kushëriri im!

Më tej ajo shtoi se akuzat e ngritura nga SPAK janë gënjeshtra.

I.F
Monika Kryemadhi flet për njohjen me biznesmenin Adrian Shatku:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në përfundimin se deputetja Monika Kryemadhi ka përfituar të paktën 34 mijë euro nga nga aktiviteti i kompanisë UNIFI Holdings dega Shqipëri, si dhe ka përfituar pagesa për të mira materiale nga Adrian Shatku. Kryemadhi sot, para Gjykatës së Posaçme tha se Shatku është kushëriri i saj dhe se biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.

Kryemadhi tha se ndryshe nga qëndrimi i saj ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta, nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të. Më tej ajo shtoi se akuzat e ngritura nga SPAK janë gënjeshtra.

"Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen”, përfundoi Kryemadhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB