
TIRANË- Monika Kryemadhi, pasi doli nga ambientete e Gjykatës së Posaccme ka “shpërthyer” ndaj togëzave të zeza, duke thënë se ata nuk kanë “b***ë” me fol, dhe duhet të presin lejen e Kryeministrit Edi Rama për të dhënë vendimet e tyre. Ajo e quajti një provokim për familjen e saj seancën e përbashkët me Metën sepse është në një proces divorci me të, pasi seanca duhet të mbahej individuale. Kryemadhi, më tej shtoi se ajo nuk ka besim tek drejtësia e SPAK.
"Sot kam kuptuar që veglat njëpërdorimëshe të Edi Ramës dhe të grupit të strukturuar kriminal që nga inceneratorët, 5D, koncesionet, ne sot i pamë në fyturat e tyre të veshura me togat e zeza. Prandaj nuk ka më asnjë shpresë për një sistem drejtësie të kapur, të inkriminuar. Sot kanë bërë një provokim të hapur për mua dhe familjen time. E dinë marrëdhënien time me zotin Meta dhe na kanë futur në një sallë, kur secili ka masë arresti dhe seanca duhet të ishte individuale. Asnjë nga ne nuk është akuzuar, por të dyshuar. Për të larguar vëmendjen kërkojnë të bëjnë dhe një shoë mediatike dhe politik, ndoshta dhe emocional. Më vjen keq që emocionet e tyre nuk i kënaqim dot. Ku kanë b***ë me fol ata. Ku flasin dot pa lejen e Ramës. Arben Kraja a e ka mbesën në Bashkinë e Tiranës drejtore të prokurimeve. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë nuk jam besimplotë në SPAK as te drejtësia e Vlahutin. Të gjithë këta të BKH-së a dini kush i ka trajnuar. Burri i Romana Vlahutin", tha Kryemadhi. /ZËRI