Politikë

'Nuk e di..."/ Tek Partia e Lirisë në "shok" nga arrestimi i Ilir Metës, Haxhinasto me nerva. PD delegon Klevis Balliun

Menjëherë pas lajmit në media për ndalimin me urdhër të SPAK, në selinë e PL-së janë mbledhur të gjithë zyrtarët e tjerë të Ilir Metës.

k.m.
'Nuk e di..."/ Tek Partia e Lirisë në "shok" nga
Pamje nga selia e PL

TIRANË- Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkaktuar një shok drejt drejtuesit e tjerë të partisë. Menjëherë pas lajmit në media për ndalimin me urdhër të SPAK, në selinë e PL-së janë mbledhur të gjithë zyrtarët e tjerë të Ilir Metës.

Të parët që kanë mbërritur ishin Silva Caka, ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-ambasadori Agim Nesho. 

"Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di,"-tha Silva Caka teksa futej në seli, ndërsa Haxhinasto ishte më i shqetësuar dhe nuk ka ngurruar që të shfryjë tek gazetarët duke u thënë: Më mësoni emrin pastaj ejani dhe më pyesni!

Më gjatë foli, ish-ambasadori Agim Nesho në një prononcim për mediat para se të futej në seli është shprehur se mënyra si është arrestuar Meta është i papranueshëm.

“Poshtë diktatura, mënyra si kanë vepruar për një kryetar partie, për një njeri që drejtonte opozitën kjo është e papranueshme,”-tha ai. 

Ndërkohë që në godinë futet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.  

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB