Politikë

"Partia ime jeni JU"/ Kandidati i PD për Tiranën, Florian Binaj mesazh qytetarëve: Ta luftojmë padrejtësinë me votë!

Përmes një postimi Insta-Story, Binaj falenderon për mbështetjen ndaj kandidaturës së tij, partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

zh.ll
"Partia ime jeni JU"/ Kandidati i PD për Tiranën, Florian
florian binaj

TIRANË- Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka reaguar pasi Partia Demokratike deklaroi se do të mbështesë kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë Tiranë përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi Insta-Story, Binaj falenderon për mbështetjen ndaj kandidaturës së tij, partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje. Më tej, Binaj falenderon edhe qytetarët e Tiranës për iknurajimin që kanë traguar gjatë këtyre ditëve. Aktori thekson se nuk është politikan, ndërsa iu drejtohet qyetetarëve të Tiranës: "Partia ime jëni JU".

Reagimi i Florjan Binajt:

Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju!

Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.

Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

"Partia ime jeni JU"/ Kandidati i PD për Tiranën, Florian
postimi i binajt
Poll

MOS HUMB