LIVE UPDATES

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla për Berishën: 'Ajatollahu' i fundit në Europë! 

➤Kuvendi është rikthyer pasditen e sotme në seancë plenare, pas javës së fundit të shkurtit, e cilësuar ndryshe si ‘Java e Gjelbër’. ➤Seanca e sotme drejtohet nga zv/kryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, ndërsa Niko Peleshi ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare. ➤Në rendin e ditës së kësaj seance janë diskutimet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit gjatë takimeve të javë së kaluar në zonat e elektorale. ➤Gjithashtu, nuk kanë munguar dhe debatet mes palëve, teksa fokusi është zhvendodur te lufta në Lindjen e Mesme dhe protesta e opozitës, 28 shkurt. ➤Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi dhe akuzoi opozitën për protestën e dhunshme, duke e paralelizuar me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. ➤Balla e cilësoi kryedemokratin Berisha si 'Ajatollahu' i fundit i mbetur në Evropë, pas sulmit ndaj vilës së ish-daktatorit Enver Hoxha. ➤Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur me argumentin që nuk kishin dijeni për prezencën e tyre në vilë. ➤Bardhi tha se distancimi nga dhuna do të bëhet kur vetë PS të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut.➤Ndërsa deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u përjashtua sot nga seanca plenare, pasi u përplas me deputetët e PS në Kuvend lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë.

7 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

U përplas me deputetët e PS për protestën në Rrjoll, Shehaj përjashtohet nga seanca plenare: T’ju vijë turp

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u përjashtua sot nga seanca plenare, pasi u përplas me deputetët e PS në Kuvend lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll në Velipojë. Gjatë fjalës së tij, Shehaj tha se banorët e Rrjollit po dhunohen dhe po u grabitet prona nga kompania në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë.

Pas fikjes së mikrofonit, Shehaj nisi të përplasej me socialistët, i cili më pas u përjashtua dhe u ndërprere seanca plenare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Askush nuk foli këtu me një çështje që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur falë pushtetarëve të korruptuar. Kjo këtu është një pamje që tregon sesi dhunohet një qytetar shqiptar. Ndërkohë që Taulanti zgërdhihet. Taulant e ke parë këtë grushtin Taulant? Ky djali që rrahin me grushta është një 19 vjeçar që mbron pronën e vet, ku ka lindur, jetuar e është rritur, ndërkohë që ju ja keni vjedhur. 150 hektarë i keni marrë gjithë fshatit. Ja ka marrë ish-drejtori i Hipotekës Taulant. Pasi keni vjedhur pronën, tani po i dhunoni. Ja ka marrë me atë që Belinda Balluku përmendte në përgjim dhe thoshte ‘i kemi bërë nderin e jetës, i kemi dhënë rrugën Thumanë-Kashar 1.3 miliardë euro. T’ju vijë turp, ka qytetarë që dhunohen nga Policia e Shtetit dhe Policia private”, tha Shehaj./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Berisha, Ajatollahu i fundit në Evropë"/ Bardhi-Ballën: Kur të distancoheni ju nga korrupsioni i Ballukut, do tërhiqemi nga...(VIDEO)

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
gazment bardhi-taulant balla

TIRANË- Krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, janë përfshirë në replika gjatë fjalës së tyre në seancë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar në Kuvend protestën e fundit të opozitës më 28 shkurt, gjatë së cilës u sulmua edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha. Lidhur me këtë, Balla dënoi veprimet e demokratëve, teksa kujtoi se në atë shtëpi ka hyrë vetëm Berisha, ndërsa këtë të fundit e cilësoi si “Ajatollahu i fundit në Europë”.

"Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tre godisnin objektivat e regjimit të Ajatollahëve, Ajatollahu i fundit në Evropë, Sali Berisha urdhëronte ju dhe ata që iu vijnë nga mbrapa të sulmonit godina. Në ato godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, asnjëri nga ne. I vetmi që mund të hynte në atë godinë dhe të ngrohej pranë zjarrit bubulak të diktatorit, ishte Ajatollahu i partisë tuaj. Besoj që sot është dita që në emër të PD në linjë me grupin e partive popullore evropiane në PE, e thënë qartë përmes McAllister, që duhet të distancoheni nga dhuna”, tha Balla.

Ndwrkohw, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa ky i fundit kërkoi që të distancoheshin nga aktet e dhunës në protestën e fundit të opozitës. Bardhi tha se distancimi nga dhuna do të bëhet kur vetë PS të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut, duke pwrswritur kërkesën e kreut të komisionit të Jashtëm europian, 

Bardhi i tha Ballës se nuk kishin dijeni që vila i është lënë të menachohet një fondacioni francez, duke thënë se u desh protesta e 28 shkurtit që të zbulohej se çfarë qokash bën kryeministri me pronën publike.

"Ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar. Distancohemi nga çdo krim. Të vish në foltore dhe të mbash një fjali krejt normale të kryetarit të komisionit të Jashtëm, ndërkohë që të injorosh një fjalim të mbajtur për Shqipërinë ku i kërkon kësaj mazhorance të distancohet nga korrupsioni i Belinda Ballukut. Së dyti, të mos vonojë asnjë moment më shumë heqjen e imunitetit në përballjen e saj me drejtësinë si qytetare e barabartë përpara ligjit. Koleg duhet të kesh parasysh që ne nuk rrijmë në paradhomën e Edi Ramës për të ditur se çfarë qokash bën ai me pronat e shqiptarëve. Nuk e kemi këtë informacion. Fakti që një pronë publike i është kaluar një fondacioni francez u desh protesta e datës 28 që ta mësonim ne por edhe shqiptarët. Shqipëria nuk vuan nga simbolikat, vuan nga ajo që qëndron në themel, të kësaj qeverisje korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kur të distancohesh nga krimi i organizuar dhe korrupsioni të plotësosh atë që thotë komisioneri i jashtëm, Balluku prit të themi ndonjë reagim ne.", tha Bardhi.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Kaso në Kuvend: Në Korçë është rritur çmimi i bukës dhe bileta e autobusit për në Tiranë

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
ivi kaso

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, gjatë seancës parlamentare deklaroi se për shkak të shembjes së aksit rrugor Librazhd-Prrenjas është rritur çmimi i autobusit për në Tiranë. Sipas tij, po ashtu është rritur edhe çmimi i bukës në qarkun e Korçës.

“Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, një akt i pastër korrupsioni. Halli më i madh i Ministrisë së Invrastrukturës sot është halli i ministres së saj, dhe jo i rrugëve që po bëhen thërrime. Keni 12 vite që vetëm i gënjeni me lugë të zbrazët qytetarët e juglindjes. Dëmet sot po i paguajnë mbi 200 mijë banorë të juglindjes, që po përballen me pasojat. Kamionët devijojnë 40-60 km më shumë, me kosto të rritura në kohë dhe karburantë. Dje ishte rritur bileta e autobusit për në Tiranë, ndërkohë që sot është rritur edhe çmimi i bukës në Korçë”, tha Kaso./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Rrezik për shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme"! Demokrati: Kuvendi të dalë me qëndrim pro-SHBA ndaj veprimeve kundër Iranit

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të dalë me një deklaratë qëndrimin e qartë të vendit krah SHBA-së në sulmin e koordinuar së bashku me Izraelin kundër regjimit të Iranit. Shehu foli gjithashtu për shqetësimin mbi shqiptarët e bllokuar në Lindjen e Mesme.

Ai kërkoi nga qeveria angazhim të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë në situata të rrezikshme, ndërsa vuri në dukje se parlamentet në vendet e tjera europiane janë mbledhur për të adresuar këto probleme. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit janë intensifikuar gjatë këtyre 3 ditëve, ndërsa disa shtetas shqiptarë raportohet se ndodhen të izoluar dhe pa mundësi largimi.

“Mora disa telefonata nga Gjirokastra për qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme pa në kushte të rrezikshme. Do të kërkoja involvimin e plotë të qeverisë shqiptare në disa aspekte, jo vetëm në ndihmën dhe identifikimin e shqiptarëve që janë atje në mëshirë të fatit dhe askush nuk tenton t’i kontaktojë ndërsa të gjitha qeveritë e tjera evropiane janë në këmbë, kanë  krijuar qendrat e emergjencës. Parlamentet e vendeve evropiane janë mbledhur sot për të gjykuar këto probleme. Këtu tek ne heshtet. Sot duhet të vinte ministrja e Jashtme të jepte përgjigje për këto çështje. Kërkoj nga të gjithë të dalim me një qëndrim ku të deklarojmë se jemi ngushtësisht në krah të SHBA-së në këtë veprim ushtarak që ka marrë kundër një regjimi gjakatar. Të marrim një pozicion të qartë krah SHBA në këtë moment të vështirë por dhe shprese për një shpëtim nga një regjim i tillë. Kërkoj që parlamenti të dënojë sulmet që Irani ka marrë ndaj vendeve përreth”, tha Shehu./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Indeksuam pagat e arsimtarëve me 2.5%", Kushi: Një kategori përfiton rritje deri në 5.17%

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
Evis Kushi

TIRANË- Zv.kryetarja e Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Evis Kushi, njoftoi se prej janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit arsimor. Nga foltorja e Kuvendit, Kushi deklaroi se për mësuesit me paga nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, është parashikuar edhe një shtesë prej 3 mijë lekësh, duke e çuar rritjen totale të pagave për këtë grup në 5.17%.

Sipas Kushit, nga ky vendim përfitojnë mbi 36 punonjës të sistemit arsimor. Kushi thekson se ky është një vendim me efekt financiar, por dërgon edhe një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin e brezit të ri.

“Prej një janarit ka hyrë në fuqi indeksimi i pagave me 2.5% për të gjithë punonjësit e sektorit të arsimit. Ndërsa për kategoritë që kanë paga nga 58,000 deri në 74,000 lekë në muaj, ne kemi parashikuar edhe një shtesë prej 3,000 lekësh, që do të thotë se rritja e përgjithshme e pagave për këtë kategori arrin në 5.17 %. Ky është një lajm i mirë për çdo mësues dhe për çdo punonjës që jep kontribut në arsim. Nga ky vendim përfitojnë 36,390 punonjës të sistemit arsimor. Të dashur koleg, ky nuk është vetëm një vendim me efekt financiar, por është edhe një mesazh për të gjithë ata që edukojnë brezin e ri, se në çdo rritje pagash, do të përfitojnë edhe ata. Ne do të diskutojmë nismën ligjore që u jep zgjidhje shqetësimit të të gjithë atyre mësuesve, që janë punësuar para sistemit të Bolonjës”, tha Kushi.

3 MUAJ ME PARE

"Vonesë në rrugën e Selitës, dy kompani..."/ Braçe ngre "zërin" në Kuvend: Disa pensionistë s'përfituan nga skema e kompensimit

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
erion brace

TIRANË- Deputetët janë mbledhur pasditen e sotme në orën 17:00 në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme.

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngritur dy shqetësime në Kuvend: Vonesa e ndërtimit të aksit rrugor në Selitë dhe skema e kompensimit për pensionistët që nuk kanë përfituar.

Sipas Braçes, ndërtimi i një rruge në Njësinë 5, Selita, po vonohet për shkak të ndërhyrjeve të OST në zonë. Braçe thekson se dy kompanitë nënkontraktore të OST, që po punonin për linjën ajrore me qark të dyfishtë Tirana 2-Rrashbull dhe Unazën 110 kV të Tiranës, kanë ndalur punën që në janar. Vonesa e rrugës sipas Braçes, lidhet pikërisht me këtë, pasi punimet nuk kanë përfunduar brenda afatit të parashikuar. 

“Shqetësimi im ka të bëjë me një zonë të Tiranës, Njësia 5, Selita, e cila ka një aks të qartë qëndror që fillon në Unazën e madhe të Tiranës, e përshkon mes për mes dhe del në anën tjetër. Shqetësimi lidhet me një rrugë që ka 2 vite që ka nisur dhe që duhet të përfundonte. Në fakt është mirë që rruga nuk ka përfunduar dhe në këtë pikë mirë është bërë, sepse OST ka në plan të ndërtojë linjën ajrore me qark të dyfishtë Tirana 2-Rrashbull dhe Unazën 110 kë të Tiranës. Segmenti është loti 2 që ka të bëjë me linjën ajrore dhe seksionet e kabllove nëntokësore. Kontrata është lidhur dhe afati për mbarimin e kësaj linje është nga 9 dhjetori 2025 deri në 9 mars 2026. Ajo që mua më shqetëson është që 2 kompani nënkontraktore të OST kanë lënë punën që në janar. Ndërkohë që kanë ngelur edhe 7 ditë nga sot, nuk ka shans që vepra të përfundojë. Kjo ndikon edhe te mos-përfundimi i rrugës pranë Selitës. Do doja shumë që ministria përgjegjëse për Energjinë dhe Infrastrukturën të kërkonte zbatimin e kontratës me ngulm, që të mos vonohet ndërtimi i linjës dhe shtrimi i kabllove nëntokësore nga nënstacioni deri sipër në kondrën e diellit dhe punimet për rrugën. Shqetësimi është shumë i madh pasi krah rrugës është shkolla ‘Murat Toptan’. Të gjithë fëmijët e Selitës shkojnë në këtë shkollë dhe nuk e kanë gëzuar ndërtimin e kësaj shkolle sepse kalojnë në baltë”, tha Braçe.

Gjithashtu, Braçe ngriti shqetësimin për pensionistët që nuk kanë përfituar kompensimin e të ardhurave, për shkak të mungesës së disa ditëve ose muajve pune. Nga foltorja, Braçe kërkoi nga ministria përkatëse që të gjejë një zgjidhje për këtë kategori.

“Ka një grup pensionistësh që nuk e kanë përfituar kompensimin e të ardhurave dhe brenda këtij grupi është një grup tjetër që për fare pak ditë apo muaj pune nuk e kanë përfituar pensionin e plotë të pleqërisë. Do të doja t’i kërkoja ministrisë përkatëse që të gjejë një zgjidhje për këtë kategori pensionistësh që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave për fare pak gjë. Do të ishte mirë që edhe kjo kategori pensionistësh të përfitonin nga vendimi i qeverisë”, vijoi më tej Braçe./ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Kuvendi mblidhet sot në seancë, ja diskutimet që priten

Nga Lindja e Mesme te protesta e opozitës...Debate në Kuvend, Balla
kuvendi i shqiperise

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, që pritet të nisë në orën 17:00. Mësohet se në fokus të kësaj seance do jenë çështjet e ngritura nga qytetarët gjatë takimeve të javë së kaluar në zonat e elektorale, java e gjelbër. Seanca e sotme drejtohet nga zv/kryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu teksa Niko Peleshi ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare. 

Sipas rendit të ditës, parashikohet:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 shkurt 2026.

Njoftime.

Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Po ashtu pritet që në seancë të mos mungojnë debatet me karakter politik, me theksin te imuniteti i Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin me akuzat për abuzim me tenderat./ZËRI

Poll

MOS HUMB