Politikë

PD kërkoi dorëheqjen e saj, Koçiu: S'më intimidoni duke më treguar me gisht, nëse do kishte një polic përgjegjës do ishte arrestuar

Koçiu tha se ajo si ministre nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 6 tetorit, teksa theksoi se Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plota ligjore

E.K
PD kërkoi dorëheqjen e saj, Koçiu: S'më intimidoni
albana kociu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave të opozitës, që kërkuan dorëheqjen e saj pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Koçiu tha se në rast se do të kishte një efektiv policie përgjegjës për vrasjen e gjyqtarit ai do të ishte vënë në pranga.

Koçiu: Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën.

Peleshi: Z.Noka vërejtje

Koçiu: Turp të kesh, ktheji nga vetja të gjitha këto që thua.

Peleshi: Z. Noka iu heq të drejtën e fjalës ditën e sotme. 

E gjithë seanca e sotme është shoqëruar me debate të forta, për shkak se opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB