TIRANË- Pas dorëheqjes së Tom Doshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i dha mandatin kandidatit Besnik Brahimi. Burime për ZËRI bënë me dije më herët se dy deputetët e rinj të Partinë Social Demokrate (PSD) në qarkun e Shkodrës, do të jenë Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku. Ky i fundit, pritet të marrë mandatin e Sabina Jorgos, e cila dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Brahimi dhe Lasku kanë qenë dy prej kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, dhe gjendeshin në listën e hapur të PSD-së. Besnik Brahimi ka qenë ish-kryetari i Komunës së Bërdicës, ndërsa më vonë ka mbajtur dhe postin e hetimit tatimor në Shkodër. Ndërkohë që Shkurt Lasku, është biznesmen, dhe përfaqëson Pukën në Kuvendin e Shqipërisë.
Ishte vetë kreu i PSD-së Tom Doshi ai që njoftoi se mandatet do të merreshin nga kandidatët që kishin marrë më shumë vota në listën e hapur, në zgjedhjet e Majit. Në Tiranë mandati i PSD-së u fitua nga Tedi Mula./ZËRI