Aktualitet

Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar në Durrës, merr fund arratia, arrestohet 56-vjeçari

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa sipas burimeve shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t'u mos u bashkuar me të atin.

zh.ll
Plagosi me thikë vajzën dhe një kalimtar në Durrës,
vendngjarje

DURRËS- 56-vjeçari Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit, është arrestuar nga policia e Durrësit vetëm disa orë pas ngjarjes. Sipas njoftimit të policisë, dy të lënduarit janë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim:

Plagosi me thikë vajzën e tij, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-M. N., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12, Durrës, në rrugë, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, për motive të dobëta. Gjithashtu, 56-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar atë, në momentin e plagosjes së vajzës.

2 shtetasit e plagosur po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, "Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa sipas burimeve shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t'u mos u bashkuar me të atin.

Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali. Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t'u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja. Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të shkonte te puna e vajzës, me të cilën është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me thikë. Ndërkohë një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen, por ka përfunduar i plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB