Politikë

Presidenti Begaj në homazhe, nderon gjyqtarin Astrit Kalaja

Begaj la dhe shënimin në librin e përshtypjeve.

zh.ll
Presidenti Begaj në homazhe, nderon gjyqtarin Astrit Kalaja
Bajram Begaj në homzhe

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nderim të figurës së gjyqtarit Astrit Kalaja. Begaj la dhe shënimin në librin e përshtypjeve. Më herët në homazhe, mbërriti edhe kryeministri Edi Rama bashkë ministrin e drejtësisë. Besfort Lamallari. 

Homazhet në nderim të gjyqtarit Kalaja, kanë nisur paraditen e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ndërsa të pranishëm kanë qenë krerët më të lartë të shtetit, dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. 

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB