TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe deputetët ku ka folur rreth vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama u shpreh se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të reja, pasi tashmë Tirana prej 7-muajsh është pa një kryetar. Kreu i qeverisë e cilësoi një “bashki kokëkëputur” situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia e Tiranës.
Edi Rama: Pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie, u detyruam të ndërmarrim një hap në raport me Erion Veliaj. Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh duke ju hapur rrugë zgjedhjeve. Janë llomotitur shumë gjëra me ktë hap, por nuk ja vlen të merremi me ata që u ka rënë Diella në kokë, as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë Megjithatë gjyqi i tyre është një temë tjetër. Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur. Opozita do hyjë në garë e humbur dhe do dalë akoma më e humbur. Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës, por tek problematikat, si uji i pjishëm që është kthyer në një problem administrimi.
Tashmë propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj.