
SELANIK- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Greqi, tha se ata janë model bashkëjetese. Më tej, ai u shpreh se shqiptarët janë pjesë e historisë së këtij qyteti dhe ata janë një shembull i miqësisë. Rama tha se Selaniku, është quajtur qyteti i mundësive dhe i ka përqafuar gjithmonë shqiptarët.
"Selaniku është një urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit të takosh shqiptarë në Selanik është një mundësi për të depërtuar thellë në një histori të thellë të bashkëpunimit, që një qytet si ky, ka ditur gjithmonë t’u ofrojnë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju, që sapo ka hyrë nëntori, muaji ynë kuq e zi i pavarësisë dhe i çlirimit. Dy ditët dhe dy datat tona më kuptimplota për të sotmen tonë evropiane, porsi shqiptarë dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e pajtorit të qytet të Shën Dhimitrit, është më shumë se një pajtor qyteti. Ju duhet t’ua mësoni me krenari fëmijëve tuaj që ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin më pas të gjejë më pas vendin dhe veten në bashkësinë e shteti modern grek, ku Selaniku ka begatuar si një nga qendrat më të zhvilluara ekonomike dhe një krenari kulturore e shoqërore të Greqisë.
Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive", tha Rama. /ZËRI