
TIRANË-Janë larguar disa nga liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.Të parët që u larguan ishin presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan dhe kryeministri i Lituanisë, Gintautas Paluckas. Më pas u largua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. U largua gjithashtu edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz si edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Erdogan dhe Merz mbajtën fjalën e tyre pak më herët, ku kancelari gjerman theksoi vendosmërinë për t’i dhënë mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës.
Erdogan nga ana tjetër tha se për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale. Ai shtoi se ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia teksa mori si shembull dhe vendin e tij.