TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se më 16 shtator, do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se në këtë Konferencë, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, duke e cilësuar si një tjetër gur kilometrik në rrugën evropiane. Kreu i qeverisë thekson se ky hap është një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
“TJETËR LAJM I MIRË - Shqiperia nuk ndalet
Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.