TIRANË- Kryeministri Rama ndodhet në një takim me të rinjtë shqiptarë ku zhvillohet preznatimi i një start-up-i për financimin e sektorit të ndërtimit. Rama tha se projektet nga arkitektë të huaj po ngjallin një interesim të shtuar nga investitorët, jo vetëm në aspektin kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.
Kryeministri theksoi rëndësinë e garantimit të besueshmërisë së projekteve, por edhe e vetë projektit për t'u realizuar sipas planit, teksa paralajmëroi arkitektët se do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit.
Edi Rama: Projektet me arkitektët e huaj kanë ngjallur interes të madh botërisht. Fonde të tjera nga SHBA, Britania dhe Gjermania kanë ardhur më parë dhe kanë shprehur interes për të investuar shuma të mëdha në ndërtim edhe në funksion të interest të lartë që ka Shqipëria në aspektin e nevojat. Nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve. Nga njëra janë është besueshmëria e arkitektëve, por edhe besueshmëria e vetë projektit për tu realizuar ashti sic e ka paraparë arkitekti. Është një problem si do të arrijmë ti realizojmë projektet besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për ti filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë”, tha ai.