Politikë

'Teoria' e Berishës: Ja pse Edi Rama do të mbyllë TikTok-un

Sipas Berishës, kjo është arsyeja pse qeveria po konsideron mbylljen e rrjetit social dhe jo promovimi i dhunës mes të miturve, ashtu siç pretendon kryeministri Edi Rama. 

k.m.
'Teoria' e Berishës: Ja pse Edi Rama do të mbyllë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë me një teori për kryeministrin Edi Rama. Në takimet e përnatshme me mbështetësit e tij, të cilëve u flet nga ballkoni i banesës, Berisha tha se Rama po konsideron mbylljen e aplikacionit "TikTok", pasi ai rrjet social është kthyer në "shkatërrinmtar" të propagandës së tij. Sipas Berishës, kjo është arsyeja pse qeveria po konsideron mbylljen e rrjetit social dhe jo promovimi i dhunës mes të miturve, ashtu siç pretendon kryeministri Edi Rama. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Ilir Meshi të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë. Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore. Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve. Ja ku zotohemi se të gjithë ne do të jemi, Ilir Mesh, Taulant Omit, Fatri Limanit, Xhiglent Grif, do të jemi të vendosur të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë bastard që është i aftë të kryejë akte që tejkalojnë çdo lloj imagjinate, çdo lloj norme. Edi Rama sot dëshmoi fytyrën e tij se çfarë është i aftë ai të bëjë jo vetëm në Shqipëri, por në dherat e tjera, ndaj kundërshtarëve të tij politik. Ky kriminel bir krimineli, nuk ka paqe në shpirtin e tij. Ka kryer krime të shëmtuara dhe e di që e pret ferri i krimeve të veta. Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij.

Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se qeveria do të nisë një konsultim me prindërit për të vendosur filtra ose për të mbyllur rrjetet sociale "TikTok" dhe "Snapchat"./ZËRI

Poll

MOS HUMB