Politikë

Tjetër MESAZH nga Kryemadhi: Edhe ne do përdorim metoda amerikane, do provokojmë edhe ne!

Tani, sipas Kryemadhit, betejën e ka me Edi Ramën.

k.m.
Tjetër MESAZH nga Kryemadhi: Edhe ne do përdorim metoda amerikane, do
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi vazhdoi me akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në konferencën e thirrur për mediat, Kryemadhi tha se agjentët e SPAK kanë “rrëmbyer” mjekun e familjes, e po ashtu, pronarin e duplexit, të cilit i blenë shtëpinë e kanë futur edhe në burg. Tani, sipas Kryemadhit, betejën e ka me Edi Ramën.

“SPAK ka kartelën mjekësore të fëmijës, timin, morën mjekun në aeroport. I hoqën edhe lidhëset si kriminel. E morën për ta intimiduar. Personit që mamaja ime i ka blerë shtëpinë me bankë, e kanë marrë në aeroport e kanë kërcënuar që të thoshte se mi ka dhënë lekët cash në dorë. Personit që i kam blerë unë shtëpinë e kanë futur edhe brenda për ta intimiduar me pretendimin se janë provokim, apo metoda amerikane. Mirë pra! Po punojmë edhe ne me metodat amerikane. Do provokojmë edhe ne. I kam toleruar në aspektin njerëzor, edhe për sjelljen e tyre. Sepse në fund të fundit, ata janë ushtarët e Edi Ramës. Para ca vitesh ishte Arben Kraja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë. Beteja nuk është me ta. Ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi. E bëjnë me zell të madh. Beteja ime është me Edi Ramën dhe të gjithë ata që i shërbëjnë Edi Ramës. Kjo vjen edhe për shkak të sjelljes sonë të gabuar si opozitë”, tha ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB