
TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca ishte i pranishëm në momentin e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, pasi ai ishte shoferi i tij. Ndërsa, sot në mëngjes ai është shfaqur para burgut 302 në kryeqytet, ku po mbahet Meta. Ai është parë të futet në instuticion me një qese në dorë.

Pas arrestimit të ish-presidentit, Peca tha se ata u trajtuan në mënyrë çnjerëzore, pasi u nxorrën me forcë nga makina e tyre dhe se efektivët e policisë ishin të armatosur. Më tej ai tha se Policët ishin të çakorduar dhe ushtruan dhunë psikologjike ndaj tij.
Ilir Meta u arrestua dje në zonën e Laprakës teksa po kthehej për në Tiranë nga Kosova. Burime për Pamjet e arrestimit të Metës janë nxjerrë në media, e duket qartë momenti kur presidenti i PL-së, nxirret zvarrë nga mjeti i tij. Meta akuzohet për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK. Kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. Pas ngjarjes kanë ardhur edhe reagimet e para. Opozita lajmëron protestë në datën 29 tetor, ndërsa nga maxhoranca nuk ka asnjë reagim. /ZËRI