
TIRANË-Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e diasporës. Partia socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës.
PS ka siguruar deri tani 65327 vota ose 54.07 %. Dyfishi ky, i votave të siguruara nga Partia Demokratike me vetëm 34093 vota ose 28.22 % të tyre.
Në vend të tretë renditet, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total. Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.
Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.
Rezultatet sipas qarqeve
PS vazhdon të kryesojë më 10 qarqet:
Berat
PS 66.01 %
PD 25 %
Dibër
PS 57.57 %
PD 32.71 %
Durrës
PS 61.47 %
PD 26.58 %
Elbasan
PS 59.46 %
PD 21.55 %
Fier
PS 66.43 %
PD 16.10 %
Gjirokastër
PS 55.26 %
PD 24.19 %
Korçë
PS 56.41 %
PD 25.73 %
Kukës
PS 26.32 %
PD 62.55 %
Lezhë
PS 46.06 %
PD 36.29 %
Shkodër
PS 38.51 %
PD 44.60 %
Tiranë
PS 47.96 %
PD 32.68 %
Vlorë
PS 60.14 %
PD 15.32 %/ZËRI