Politikë

Vijon "shkundja" në Bashkinë e Tiranë! U shkarkua nga Veliaj, Blendi Sulaj: Do i bashkohem fushatës në mbështetje të Manastirliut

Gjatë ditëve të fundit, në Bashkinë e Tiranës është shënuar një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit.

zh.ll
Vijon "shkundja" në Bashkinë e Tiranë! U shkarkua nga
erion veliaj-blendi sulaj

TIRANË- Në bashkinë e Tiranës vijon vala e shkarkimeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2025. Gjatë ditëve të fundit, në Bashkinë e Tiranës është shënuar një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili ka falenderuar kolegët me të cilët ka punuar për Tiranën, si kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sulaj njofton se pas shkarkimit do t'i përkushtohet fushatës elektorale në mbështetje të PS-së dhe Ogerta Manastirliut.

Reagimi i plotë:

Te nderuar miq

Prej nje viti kam mbajtur postin e n/kr per kontrollin e territorit ne bashkine e Tiranes . Dua te ndaj me ju vleresimin maksimal per N/kryetaret drejtoret e drejtorive ,shefat e sektorit dhe cdo punonjes te thjeshte te bashkise se Tiranes. Jane njerez qe punojne me shpirt cdo dite per ti sherbyer qytetareve dhe shpesh jo ne kushte normale pune. Dua te falenderoj kryeministrin Rama per besimin dhe mbeshtetjen qe me dha gjate kesaj kohe ku udhehoqem lirimin e hapesirave publike dhe prishjen e ndertimeve pa leje.

Me padurim dhe plote me energji do te perkushtohem ne sfiden elektorale ne mbeshtetje te PS dhe kandidates Ogerta Manastirliu.

Tirana e bukura e shqiptareve per te cilen do punojme te gjithe.

Më herët, më 28 gusht, Erion Veliaj, përmes një vendimi të firmosur nga qelia, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. Në vendim argumentohej se Ristani kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të kryebashkiakut dhe gjatë detyrës së saj është kthyer në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të Veliajt, pasi sipas tij ka munguar koordinimi institucional, moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë. Pas këtij vendimi, më 31 gusht, Ristani me anë të një postimi në rrjete njoftoi largimin e saj nga Bashkia e Tiranës si nënkryetare.

Ndërsa një ditë më parë, 31 gusht, dha dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha. Në vend të tij, kryebashkiaku Veliaj komandoi Alban Dokushin si sekretar të Përgjithshëm, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e tij në detyrë. Dokushi më 21 Mars 2025 u shkarkua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.

Nga 28 gushti në Bashkinë e Tiranës nuk ka një drejtues të deleguar që të qëndrojë në krye të punëve, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025./ZËRI 

Poll

MOS HUMB