Politikë

“Zero lekë, vetëm një buzëqeshje”, Këlliçi takohet me Trump. Kokalari: Dikush ka paguar 25 mijë dollarë o Kërriç!

Evi Kokalari thotë se për takime të një niveli të tillë paguhen deri në 25 mijë euro

E.K
“Zero lekë, vetëm një buzëqeshje”,
evi kokalari, belind kellici dhe donald trump

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh, drejtuesi politiik për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ku së fundi ka pasur rastin të bëjë dhe disa foto me kandidatin republikan për president, Donald Trump. Zyra e shtypit në Partinë Demokratike njofton se takimi është zhvillyar në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, dhë është përqëndruar në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.

“Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjeti kohën për të dëgjuar mbi Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në të. Nga ana e tij, Presidenti Trump vlerësoi përpjekjet e Këlliçit për të sjellë ndryshime pozitive në Shqipëri dhe rajon, duke nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta demokratike”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit, ndërsa vetë Këlliçi në postimin e tij në rrjetet sociale shkruan:

Foto e vitit! Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët! Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për kureshtarët: Kosto???ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje.

Ndërkohë që në lidhje me këtë takim, ka reaguar dhe Evi Kokalari, dikur aktiviste pranë Partisë Demokratike. Ajo thotë se takime dhe foto të tilla janë gjithnjë të paguara, dhe nëse nuk ka paguar vetë Këlliçi, ka paguar dikush tjetër.

“BEHOLD - Feste e madhe ne fshat!!

Kellici i ka bere prit Trumpit perpara se te dale ne mitingun e radhes dhe ka bere shpejt e shpejt disa foto, dhe i ka postuar pa mbaruar eventi.

Pastaj e pershkruan takimin sikur Trump e njeh dhe jo vetem folen per interesin e Shqiperise, po madje dhe per Sali Berishen dhe disi Trump paska denuar rende arrestimin shtepiak te Berishes nga SPAK.

Te dashur motra dhe vellezer, qe cdo gje qe fluturon, mendoni se hahet;

Vazhdoj te marre te gjitha event e fushates se Trump se kam qene aq afer dhe mund te jem prape aq afer nese do te ma donte qejfi te angazhohesha...dhe si e tille po ju them qe:

Dikush gjithnje paguan per keto foto. GJITHNJE. Vetem nese je pjese e fushates te bie rradha te besh foto pa para.

Perpara cdo mitingu, behet nje seance me foto ku njerezit paguajne (po bashkangjis nje event qe behet neser ne NC), ku VIP + foto jane $25,000.

Me poshte keni dhe listen e eventeve jo vetem te Trump, por gjithashtu JD Vance dhe RFK Jr, Vivek, Lara Trump, Don Jr. etj etj Keto jane evente private qe nuk publikohen. Vetem individ te caktuar nga fushata i marrin. Vetem mitingjet jane te hapura per publikun.

Kur Kerricit i bashkangjitet dhe strategu i Hasit duke bertitur -'PA PARA, PA PARA'...po ju them, qe dikush ka paguar...

dikush tjeter ka paguar $25,000 qe ky ka bere nje foto ose dikush nga fushata e ka futur, psh Ric Grenell, i cili po i ben nje nder Berishes qe ka mbyllur gojen per aferin e ishullit te Sazanit qe po i jepet pikerisht Grenell dhe bosit te vet, por mbi te gjitha vajzes se Trump.

Ne kete rast, serisht dikush ka paguar...ka paguar opozita vet, dhe ka paguar shume shtrenjte, se jo vetem po i dhuron $400 million ishulli privat nga pronat e popullit Jared Kushner e Richard Grenell, por po i dhurojne 4 vjet te tjera Edi Rames... Pra opozita po paguan dhe po paguan SUPER SHTRENJTE.

Po ju te shkrete ngrini dy gishtat lart dhe falenderoni zotin qe kalimthi Kerrici takon Trump, ben nje foto ne korridoret e shkolles ku u mbajt nje miting...se do t'ju nxjerre ne drite

Me qe ra fjala, Lul Basha kishte pak me klas kur beri foton me Trump, sepse ishte gati 2 ore event privat, me shume pak njerez dhe me me shume shanse per te komunikuar me te.

Nejse, per ta mbyllur dhe meqe gazetat, sidomos gazeta e vet Berishes, Syri - po shkruajne se Kellici foli me Trump per arrestimin e Berishes, po ju them dhe dicka tjeter:

ashtu sic i dergova detajet e duhur Mike Pence kur erdhi ne Shqiperi dhe maxhoranca donin ta shfrytezonin per foto, (ai refuzoi), dhe ashtu sic ja bera te qarte Mike Pompeos qe u perdor nga Alibeaj e te tjere me nje foto per te treguar mbeshtetjen ndaj tyre dhe kunder Berishes, qe e beri Mike Pompeo te bej nje deklarate - ashtu i dergova fjalet e duhura rrethit te Trump duke i shpjeguar kush eshte Berisha, pse eshte ne arrest shtepie dhe pse eshte nen sanksione ne Amerike dhe UK. Me kete rast tashti dine se dhe kush eshte ai bukuroshi hipokrit qe ben sikur takoi Trump ne nje takim zyrtar...dhe i duket vetja dhe si Luli vocerr. Ne fakt ja u kam thene qe eshte Luli #2!!

Gjithe te mirat o te mjere. Lidhjet e mia me Republikanet Amerikane jane aq te forta sa s'ka beteje qe mund te kem me disa individe qe me heq mundesine e komunikimit me njerezit e duhur, dhe kur vjen puna te Shqiperia, te gjithe do te mesojne te vertetat per ju politkane te dashur, fut ketu dhe aferet tuaja te korrupsionit dhe te gjithe pislliqet qe vazhdoni te beni ne kurriz te atij populli”, shkruan Kokalari në postimin e saj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB