Politikë

Përgjimet e Sky ECC, Bardhi: Përfshihen anëtarë të qeverisë, po lëmë SPAK të hetojë!

Më pas, shtoi se nëse Prokuroria e Posaçme nuk vepron, të dhënat do të bëhen publike për shkak të interesit të lartë publik. 

k.m.
Përgjimet e Sky ECC, Bardhi: Përfshihen anëtarë të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli për disa përgjime të Sky ECC, të cilat sipas tij provojnë lidhjen mes eksponentëve të rëndësishëm të mazhorancës socialiste dhe krimit të organizuar. Madje shtoi se ka prova për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe në Policinë e Shtetit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se këto të dhëna nuk janë publikuar deri më tani vetëm sepse po mbrohet sekreti hetimor dhe opozita po i jepte kohë SPAK për të hetuar. 

Më pas, shtoi se nëse Prokuroria e Posaçme nuk vepron, të dhënat do të bëhen publike për shkak të interesit të lartë publik. 

“Del e provuar se si eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës jo vetëm bashkëpunojnë, të nivelit shumë të lartë, anëtarë qeverie mes tyre patjetër, se si ndihmojnë eksponentë tashmë publikë dhe të provuar nga SPAK të krimit të organizuar në çështjet që ata kanë me drejtësinë. Ndërhyjnë në prokurorë, në punonjës të policisë. Të jeni të sigurt që të dhënat do të bëhen publike sepse prevalon interesi publik. Nëse ka në këtë vend prokurorë që duan të fshehin lidhjet mes krimit dhe qeverisjes, faktin që eksponentë të rëndësishëm me pushtet në Shqipëri ndihmojnë apo ndërhyjnë për të ndihmuar eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar që atyre të mos i cënohet fjala vend pasuria kjo përbën çështje me interes publik dhe unë jam në politikë për të mbrojtur interesin publik. Po i jap kohën e nevojshme prokurorisë për të bërë detyrën e vet. Dua që institucionet të funksionojnë sipas rregullave të këtij vendi. Nëse dështojnë të përmbushin misionin e tyre unë do të përmbush misionin si përfaqësues i qytetarëve,”-tha Bardhi.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu sesa do të presë opozita para se t’i publikojë të dhënat, Bardhi tha se ende nuk ka një afat.

“Nëse SPAK i duhet një vit që të lexojë atë që ka, do marr mesazhin patjetër që këtu ka një tentativë të qartë nga prokuroria për ti fshehur këto të dhëna,”-shtoi demokrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB