Politikë

A do të ketë fjalime në protestën e 7 Tetorit? Berisha: Qytetarët do t’i tregojnë regjimit se janë zotër të vendit të tyre

Berisha nuk preferoi që të bënte me dije skenarin e protestës së të hënës, duke thënë se ajo do iu lihet në dorë qytetarëve

E.K

 

A do të ketë fjalime në protestën e 7 Tetorit? Berisha:
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur sot në një konferencë me gazetarët, në lidhje me skenarin e protestës së ditës së hënë, të thirrur nga opozita. Gazetarët e pyetën Berishën nëse do të ketë fjalime në këtë protestë, por lideri i opozitës nuk pranoi që të jepte shumë komente mbi skenarin që do të ndiqet nga organizatorët.

“Skenarin e saktë të kësaj proteste do ta merrni vesh ditën e hënë në ora 18:00. Po, në tërësi është konceptuar si një protestë në të cilën qytetarët me protestën e tyre i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi. Isa, mos u fut në doktrinat e shtetit se ka shtete terroriste, ka shtete demokratike, ka narkoshtete dhe janë shtete të ndryshme,

Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, tha Berisha ndërsa përsëriti thirrjen për pjesëmarrje sa më masive nga ana e qytetarëve.

“Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar.

Por edhe e çdo patrioti që e don kombin shqiptar dhe që e don Shqipërinë.

Çdo shqiptari patriot që nuk mund të pajtohet kurrë me qëndrimet prej argati të Beeogradit të Edi Ramës ndaj Kosovës.

Përpjekjet e tij për shpërbërjen e Republikës së Kosovës dhe ndarjes së saj.

Përpjekjet e tij për vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, një projekt i mirëfilltë ruso-serb.

Izolimin që ai i bëri Kosovës.

Dhe së fundmi, thikën e tmerrshme që kërkoi t’i fusë vlerës më supreme që ka kombi shqiptar, vlerës së tolerancës fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke krijuar shtetin e parë islamik në Europë, njoftim që bëri në OKB, ku u paraqit si Ajetollah Ramullahu dhe mahniti audiencën me atë që dëgjuan, por që në fakt kishte vetëm qëllimet më të liga, më djallëzore të vetat dhe të Beogradit ndaj shqiptarëve, qëllimet mafioze të një banke dhe pasaportave diplomatike për klanet e drogës dhe krimit shqiptar dhe ndërkombëtar.

Qytetarë dhe qytetare, dita e hënë, ora 18 është radha jonë, është radha e guximit tonë, është radha e idealeve tona.

Është radha e fitores sonë. Ndaj dhe ju ftoj nga të katër anët e vendit, por edhe vende të tjera, të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike”, vijoi Berisha gjatë fjalës së tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB