Politikë

Berisha: Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës

Kryedemokrati u shpreh se zgjedhjet ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit.

I.F
Berisha: Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se manipuloi votat e diaspores në zgjehdjet parlamentare të 11 majit. Kryedemokrati u shpreh se zgjedhjet ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit.

“Nga ana tjetër, së bashku me Fatmir Mediun, në seancën plenare të byrosë ekzekutive ku merrnin pjesë kryetarët dhe përfaqësues e të gjitha partive politike, të aderuara në IDU, ai ishte një rast i artë për të bërë avokatinë e votës së vjedhur të qytetarëve shqiptarë, para lidershipit ndërkombëtar të qendrës së djathtë dhe forcës konservatore. Në këtë kuadër raporti i vëzhguesve ndërkombëtar, OSBE-ODIHR, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, janë një dokument jashtëzakonisht i çmuar.

Por faktet tronditëse të marra nga ky raport dhe gjetjet tona u paraqitën në seancën plenare, të debateve për gjendjen në botë, dhe zgjuan indinjatë dhe dënim nga të pranishmit, të cilët kuptuan se gjendja në Shqipëri, ishte gjendja e një narkodiktature e ngjashme me Venezuelën e Maduros, apo regjime të tjera të ngjashme të drogës dhe krimit. Si përfundim, mund ti them shqiptarëve se, ky hap i parë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Edi Ramës, ishte pra edhe një vazhdimësi dhe një sukses tjetër në realizimin e qëllimit tonë.

Beteja për mbrojtjen e votës, është një betejë që do zhvillohet në Shqipëri, por do zhvillohet dhe jashtë saj, por zgjedhjet janë një proces që janë sa kombëtar, aq dhe ndërkombëtar.  Ne jemi të angazhuar të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur, për të rikthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë. Ky është qëllimi më madhor i PD-së dhe opozitës së vërtetë shqiptare. Sot ata që nuk përcaktojnë si qëllimin më madhor këtë objektiv, janë thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant, apo lakej të tij. Ne do të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe fuqinë tonë

Qëndrimi ynë është ky; ne kemi të dhëna të sigurta, të manipulimeve monstruoze që janë bërë me votën e emigrantëve në Greqi, në Itali, në Romë veçanërisht dhe disa zona të tjera, por edhe në ndonjë vend tjetër. Ne kemi të dhëna, kemi dhe mekanizmin, por ne po ndjekim procesin, sepse ndjekja e procesit, çka do të thotë; qëndrimi në proces është një domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin dhe shtetin ligjor.  Kurse rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS-së dhe nuk ka asgjë të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë. Kjo është e vërteta”, tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB