Politikë

Biden ripropozon Kostalencik, ambasador në Shqipëri

Nëse ai do të miratohet këtë herë nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri drejtohet nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti.

f.t
Biden ripropozon Kostalencik, ambasador në Shqipëri
David Kostelancik

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka ripropozuar David Kostelancik si ambasador në Shqipëri. Duke e çuar sërish emrin e tij në Senat për t'u emëruar më pas për në Shqipëri. 

“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, propozimi i presidentit Joe Biden.

Në fillim të këtij viti Senati në SHBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, për shkak të tejkalimit të afateve. Duke qenë se kandidatura e tij nuk u miratua nga Senati, procedura parashikonte se presidenti i SHBA-së Biden mund të çonte sërish të njëjtin emër ose emër tjetër për të marrë miratimin e senatit si ambasador amerikan në Tiranë. 

Dhe ashtu ndodhi Biden përsëri propozoi si kandidat për këtë pozicion David Kostelancik. Nëse ai do të miratohet këtë herë nga senati do të zëvendësojë Yuri Kim, ndërsa aktualisht selia diplomatike e SHBA në Shqipëri drejtohet nga i ngarkuari me punë David Vvisner, pas mbarimit të mandatit të Kim në korrik të këtij viti.

David Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e re të SHBA-së në Tiranë. Para emërimit të tij si ambasador, ai shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit, Gjeneral Mark Milley. Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB