Politikë

Dakordësia me PS, Bardhi: Kur të ngrihen komisionet shpallim nëse do zgjidhet ngërçi në Kuvend

Sipas tij, çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për “Zgjedhoren”, të diskutohet në një nënkomision me partneritet të plotë të grupeve të PD dhe PS.

k.m.
Dakordësia me PS, Bardhi: Kur të ngrihen komisionet shpallim nëse
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi ka folur pas negociatave me PS, ku u shpreh se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS. Sipas tij, çdo ligj që kërkon 3/5 pa përjashtuar ligjin për “Zgjedhoren”, të diskutohet në një nënkomision me partneritet të plotë të grupeve të PD dhe PS. Gjithashtu në fjalën e tij ai njoftoi se nesër kur të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe do të shpallë ngritjen e komisioneve, po ashtu do të shpallin edhe nëse do zgjidhet bllokimi i punës në Kuvend.

Bardhi: Sot pas 5 muajsh, mbledhja e Konferencës së kryetarëve u kthye më 12 tetor aty ku nisi edhe motivi i opozitës për bllokimin e punës. I kam bërë apel kolegëve të maxhorancës që të marrin kohë për një dialog parlamentar, mirëpo me arrogancë më 12 dhjetor u vendos rrëzimi i kërkesës për Komisionin hetimor. Kemi rënë në parim dakord për dy komisionet hetimore dhe gjithashtu që çdo ligj që kërkon 3/5, përfshirë edhe atë për reformën zgjedhore, të diskutohet komision, nënkomision që do ngrihet me pjesëmarrjen e PS dhe PD dhe do të asistohen nga ekspertizë ndërkombëtare. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gjithëmonë gatishmëria për t'u kthyer në Kuvend. Por që kjo të ndodhte të plotësoheshin 3 kërkesa; ngritja e komisioneve hetimore; proces transparent për reformën zgjedhore dhe marrjen në shqyrtim të projektligjeve të propozuara nga deputetët. Nesër do të mblidheshim sërish pasi të jenë përpunuar vendimet përkatëse, do duroni deri nesër për të shpallur të zgjidhur ngërçin. Nuk kam pasur dyshim që ata që e penguan reformën zgjedhore për 22 muaj, do e zgjidhnin për 2 muaj. 0 produkt.

-Komisionet hetimore do të ngrihen me ligjin e ri që ju e keni çuar në Kushtetuese?

Bardhi: Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutën, nuk ka forcë kartoni që pengon opozitën. Gjykata Kushtetuese do të jetë garant i Kushtetutës, konfirmoj që edhe ne do të zbatojmë Kushtetutën.

-Do prisni vendimin?

Bardhi: Do zbatojmë Kushtetutën, në 12 dhjetor ka pasur një votim të paligjshëm.

-Negociata për ligjin e Reformës në Drejtësi?

Bardhi: Ka qenë një lajm i rremë. Bisedat i kam me shkrim, nuk ka patur asnjë diskutim për asnjë çështje që prek drejtësinë, qoftë edhe Reformën Zgjedhore. Ky ka qenë i vetmi diskutim. E konfirmoj është një keqcitim i kryetarit të grupit të PD. Ne jemi në bisedime për të treja çështjet.

-Ka qenë i ngritur një grup pune për të ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi?

Bardhi: Ai proces ka ngecur për shkak se nuk ka gjetur dakordësinë e partnerëve tanë strategjikë. Nuk ndodh kurrë që të ndërhyhet pa dakordësinë e bashkëautorëve, që janë SHBA dhe BE. Ne kemi qenë aleatë. Kemi marrë disa herë opinione Komisionit të Venecias. Edhe sot duam që të mos kemi një drejtësi të drejtuar nga politika.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u dakordësua ngritja e 2 Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike. E para ka lidhje me rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, ndërsa e dyta me koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “Check-up”./ZËRI

Poll

MOS HUMB