
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar se dy persona po shpërndanin zarfe me para në këmbim të votave në zonën e Shkozetit në Durrësit. Berisha e ka shoqëruar denoncimin me një video. Sipas denoncuesit, personat që shfaqen në video janë Ard Nova dhe Laku, të cilët shpërndajnë zarfe me para nëpër banesat e votuesve.
Postimi i plotë:
Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushtës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do pergjigjet deri më një!Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgezoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.
Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia./ZËRI