Politikë

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

 Dy djemtë e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojnë përfitues të parave publike, përmes tenderave.

k.m.
DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit
Adriatik Zotkaj

POLIÇAN- Kryebashkiaku i bashkisë së vogël të Poliçanit në qarkun e Beratit, Adriatik Zotkaj është i radhës në vazhdën e akuzave për shkelje të ligjit. Dy djemtë e Adriatik Zotkajt, Maliqi dhe Endi, rezultojnë përfitues të parave publike, përmes tenderave. Djali i tij i madh, Maliqi është përfitues i një tenderi prej 400 mijë eurosh në Fushë Arrëz.

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

Maliq Zotkaj, i cili është aksioner me 50 % të aksioneve në kompaninë e ndërtimit "G & M CONSTRUCTION 07", me nipt M21313027A, themeluar dy vite më parë, me kapital 8 mijë euro. Me kompaninë e tij, në Fushë Arrëz ai ka marrë një kontratë me vlerë 400 mijë euro edhe pse tenderi kishte një flamur të kuq, për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve me oferta edhe më të ulëta. Por edhe pse të tjerët kishin oferta më të ulëta, fituesi u shpall "G & M CONSTRUCTION 07" me ofertë thuajse sa fondi limit. 

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

Megjithatë, shkelja e vërtetë është ajo me biznesin e Endi Zotkajt, djalit të dytë të kryebashkiakut të Poliçanit. Ky i fundit është pronari i një farmacie të themeluar në vitin 2017, me adresë në qendër të Poliçanit. Përgjatë vitit 2020 (kohë që përkon me periudhën e koronavirusit), rezulton se Endi Zotkaj ka furnizuar disa herë bashkinë e drejtuar nga babai i tij me ilaçe, materiale pastrimi dhe mjete të tjera të nevojshme. 

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

DOKUMENTET- Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i jep tendera të birit

Tenderat e dhënë, sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Financave nuk kanë vlera të larta, por sërish janë në shkelje pasi konsiderohen konflikt interesi./ZËRI

Poll

MOS HUMB