Politikë

Rama nxjerr shifrat: Boom turistësh në Janar-Gusht, paratë i morën familjet shqiptare, jo ‘oligarkët’

Pavarësisht kritikave me të cilat është përballur këtë vit sektori i turizmit, Rama pretendon se shifrat tregojnë për një boom të huajsh që kanë vizituar vendin tonë

E.K
Rama nxjerr shifrat: Boom turistësh në Janar-Gusht, paratë i
EDI RAMA GJATE SEZONIT NE JUG

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur të shifrat e turizmit, ku sipas tij nga Janari në Gusht të këtij viti, kanë hyrë 7.2 milionë turistë. Rama thotë se ky është një bum turistik që ka përjetuar vendi ynë, duke e krahasuar dhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku sipas tij hynë në Shëipëri 4 milionë e 606.805 tursitë.

Ai shprehet se muaji gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë, 41% më shumë se sa gushti i shkuar. Në postimin e fundit ai ka edhe një mesazh për kritikët ku thotë se paratë që vijnë nga turistët shkojnë për qytetarët, jo për oligarkët.

Ky vit në ndryshim nga ai i kaluari, ku Shqipëria ishte kryefjalë në mediet sociale, pati një perceptim se numri i turistëve në bregdet ishte më i ulët, por sipas qeverisë një pretendim i tillë nuk qëndron.

Postimi i Ramës:

GUSHTI BUM, SHQIPËRIA NUK NDALET në rritjen e numrit të turistëve dhe Rinasi në gusht tejkaloi çdo parashikim optimist, me 1 milionë e 251.467 pasagjerë ose 368.456 (41%) më shumë se sa gushti i shkuar.

Bilanci Janar-Gusht 2024 arrin në 7 milionë e 233.711 pasagjerë që kanë hyrë vetëm në Rinas, ku në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri i tyre ishte 4 milionë e 606.805.

Ky bilanc flet për 56% rritje në vitin aktual. Risia e këtij viti janë afro 4 mijë pasagjerë nga Japonia, rreth 4 mijë të tjerë nga Zelanda e Re, pothuajse 20 mijë nga Australia dhe 35 mijë nga Kanadaja.

Ata që komentojnë ç’na duhen turistët, duhet të llogarisin se të gjithë këta miliona njerëz shpenzojnë në Shqipëri para për të fjetur, për të ngrënë, për të udhëtuar, për të blerë dhurata dhe të gjitha këto para nuk u shkojnë disa “oligarkëve”, siç i bien shkurt disa kalorës të vrerosur të luftës me qeverinë, po derdhen në arkën e buxheteve familjare të dhjetëra mijëra dhomave të dhëna me qera, të mijëra strukturave të mikpritjes në të katër anët e Shqipërisë, të mijëra e mijëra njësive të shërbimit e bizneseve të vogla.

Patjetër që një pjesë e tyre shkojnë edhe në formë taksash në arkën e buxhetit të shtetit për investime të mëtejshme e për pagat e rritura ndjeshëm, e jo padashje qeveria nuk po ndërhyn ende për të taksuar si kudo në Europë volumin e madh në rritje të dhomave të dhëna me qera, sepse ne duam që fillimisht të gjithë shqiptarët të prekin jo vetëm të mirat e këtij ndryshimi epokal në sektorin e turizmit, po edhe të kuptojnë me fakte se sa shumë mundësi akoma ka në Shqipërinë Turistike si për ata që banojnë këtu, si për ata që ngurrojnë akoma të kthehen, e si për ata që e kanë ndarë mendjen të mos kthehen por kanë një kohë të artë për të investuar në Shqipëri kursimet e tyre.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB