Politikë

“I bllokuan shkollimin e vajzës”/ PL për Ahmetajn: Si shpjegohet që pagesat për inc. vazhdojnë?

Ahmetaj mohoi gjatë ditës së djeshme që të kishte marrëdhënie personale me Metën, apo aq më pak që t’i kishte dorëzuar atij dosjen e inceneratorëve

E.K
“I bllokuan shkollimin e vajzës”/ PL për Ahmetajn: Si
Tedi Blushi dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar përmes zëdhënësit të saj Tedi Blushi, për deklaratat e bëra dje nga ish-numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj. Në reagimin e tij, Blushi ndalet vetëm te deklarata e Ahmetajt se i janë bllokuar llogaritë bankare, dhe jo te akuzat e tjera që ai ngriti, përfshirë atë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që është pronari faktit i inceneratorit.

“Drejtësia e Re i ka bllokuar Arben Ahmetajt llogaritë bankare për të paguar shkollimin e vajzës, por si shpjegohet që për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës pagesat vazhdojnë dhe shtohen, madje duke i hequr fondet arsimit?!”, shkruan Blushi në postimin e tij të shkurtër në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës që u publikua mbrëmjen e djeshme, Ahmetaj u pyet nëse i kishte dorëzuar dosjen e inceneratorëve Ilir Metës, pasi ky ka qenë një prej thashethemeve që ka qarkulluar. Vetë Ahmetaj e mohoi diçka të tillë, duke thënë se me Metën nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shumë të afërt./ZËRI 

Poll

MOS HUMB