Politikë

Drejtuesit politikë në qarqe/ Edit Harxhi 'e prekur': Turp! Nuk ka një zonjë për të drejtuar

Edit Harxhi zgjedhjen e drejtuesve e quajti, 'turp', duke u shprehur se është kthyer në parti burrash.

F.I
Drejtuesit politikë në qarqe/ Edit Harxhi 'e prekur': Turp!
PAMJE NGA TAKIMI

TIRANË-Kryesia e Partisë Demokratike caktoi drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, por disa prej të pranishëmve ngelën edhe pa poste. Edit Harxhi zgjedhjen e drejtuesve e quajti, 'turp', duke u shprehur se është kthyer në parti burrash.

Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.

Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.

LISTA E PLOTË ME DREJTUESIT POLITIKË

Tiranë- Belind Këlliçi
Durrës- Oerd Bylykbashi
Lezhë- Agron Gjekmarkaj
Shkodër- Luçiano Boçi
Fier- Gazment Bardhi
Kukës- Flamur Hoxha
Dibër- Xhelal Mziu
Elbasan- Ervin Salianji
Korçë- Ivi Kaso
Berat- Eno Bozdo
Vlorë- Bujar Leskaj
Gjirokastër- Tritan Shehu

Poll

MOS HUMB