Politikë

Enkelejd Alibeaj ndahet nga Basha: Do të formojmë një grupim të ri politik

I pyetur për emrat e deputetëve që do të bashkohen në këtë grupim, Alibeaj tha se çdo deputet do të vendosë vetë dhe do të shprehë publikisht pozicionin e tij politik.

M.M
Enkelejd Alibeaj ndahet nga Basha: Do të formojmë një grupim
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se në sesionin e ri parlamentar nuk do të jetë më pjesë e të njëjtit grupim politik me Lulzim Bashën. Alibeaj deklaroi se ai dhe disa deputetë të tjerë me mendime të përbashkëta mbi çështje kyçe për shoqërinë shqiptare do të formojnë një grupim të ri politik 

I pyetur për emrat e deputetëve që do të bashkohen në këtë grupim, Alibeaj tha se çdo deputet do të vendosë vetë dhe do të shprehë publikisht pozicionin e tij politik. Ai theksoi në një intervistë për Euronews Albania se mbështetësit e pakushtëzuar të SPAK-ut nuk kanë nevojë për ftesë për t'u bashkuar me këtë formacion të ri.

“Bashkë me disa kolegë ne kemi rënë dakord që për sa kohë kemi pasur një qëndrim dhe të shkuar politike të përbashkët, në çështje thelbësore, sensitive, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, është e udhës që të mblidhemi dhe të formojmë një grupim politik. Në mënyrë që në Kuvend të mos kemi vetëm një “ofertë opozitare” që është nën urdhrat e Sali Berishës por të ketë një  ofertë tjetër opozitare, një zë tjetër, një opozitë ndryshe me qëndrime të qarta për çështjet kryesore që shqetësojnë shoqërinë dhe të ardhmen e këtij vendi. Kemi rënë dakord të jemi larg ortakorisë Rama dhe Berisha”.

Poll

MOS HUMB