Politikë

Çfarë do të ndodhë me Himarën? Tavo: Nesër mbledhja për pasuesin e Goros dhe Belerit

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Himarës, por sipas prefektit ai nuk ka dijeni nëse në këtë mbledhje do të shfrytëzohet rasti edhe për caktimin e njërit prej nënkryetarëve në drejtimin e bashkisë.

f.t
Çfarë do të ndodhë me Himarën? Tavo: Nesër
Vangjel Tavo

VLORË-Bashkia e Himarës nuk ka më as kryetarin në detyrë. Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro ka dhënë dorëhqje pas arrestimit të tij e ndërsa prej majit të vitit të kaluar, edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg. 

Ndërkohë prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo ka deklaruar për TCH se institucioni i prefektit vetëm njofton Këshillin e Ministrave për vakancën e krijuar në bashkinë e Himarës, ndërsa është pikërisht këshilli bashkiak ai që cakton dhe jo zgjedh atë që do të drejtojë bashkinë e Himarës deri në zgjidhjen e problematikës së krijuar në këtë bashki.

Nesër pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Himarës, por sipas prefektit ai nuk ka dijeni nëse në këtë mbledhje do të shfrytëzohet rasti edhe për caktimin e njërit prej nënkryetarëve në drejtimin e bashkisë. 

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim. /ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB