
TIRANË- Prania e Alex Soros në samitin për Ukrainën në Tiranë, ka qenë mjaft e komentuar nq media, ndërkohë që manjati është parë gjithnjë dhe më shpesh në Shqipëri. Këshilltarja e kryeministrit, Odeta Barbullushi, ka dhënë një përgjigje për këtë në emisionin të Paekspozuarit.
Këshilltarja e Ramës me shpjegimin që ka dhënë për praninë e Alex Soros në Samit ka nënkuptuar se ai është i kudogjendshëm pasi kontribuon me shoqatat e tij për qeveritë e Rajonit. Sipas këshilltares së kryeministrisë, Soros nuk ka mbajtur asnjë fjalim në samit, dhe nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar.
Pjesë nga biseda në studio:
Andi Tela: Me çfarë statusi ka qenë Alex Soros në Samit?
Ylli Rakipi: Jo vetëm në këtë Samit por edhe në shumë takime të tjera.
Odeta Barbullushi: Ka qenë në nivelin e vëzhguesit, ai nuk foli dhe nuk ishte pjesëmarrës në tavolinë. E para, pjesë e ekipit do të thotë të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk ishte pjesë e delegacionit.
Ka organizata rajonale që ndihmojnë për integrimin Europian, organizata ndërqeveritare. Ka qenë në të njëjtën takim në Shkup si vëzhgues. Pa hyrë në detaje, sepse kjo është të flasësh për pjesëmarrjen e një organizate.
Këta kanë qenë pjësë e implementimit të proceseve, demokratizuese, të paqes, etj. Po ta krahasojmë, kontributi që ka dhënë është që fillim të viteve 90’ dhe është domethënës.
Të gjithë vendet pjesëmarrëse aty, ndërveprojnë me të njëlloj si ne dhe nuk e kanë problem që është pjesë si vëzhgues. Ai është pjesëmarrës në konferenca shumë prestigjoze, prandaj nuk e di pse në kontekstin tonë është kjo lloj ndjeshmërie.
Alfred Lela: Media franceze thotë që Rama është gati të bëjë çdo gjë për favore që shkojnë edhe kundër të mirës së popullit shqiptar
Neritan Sejamini: Ai në Shtëpinë e Bardhë është privatisht. Nëse nuk do të ishte kështu bëhet skandal. Vajtjet në Shtëpi të Bardhë janë private, por edhe ato bëhen objekt diskutimi. Organizatat që ju përmendët janë ndërqeveritare. Qenia e tij aty ka diçka që bie ndesh. Nuk ndodh në asnje vend të botës, të jetë mbrapa liderëve, si të ishte mbrapa Presidentit të SHBA. Kjo nuk është normale.
/ZËRI