TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputetja Monika Kryemadhi nuk kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha. Por, Partia e Lirisë i ka përfaqësuesit e saj në shesh. Gazetari i ZËRI-t, Edon Kuqi ka pikasur Petrit Vasilin dhe Erisa Xhixhon, të cilët u janë bashkuar demokratëve në bulevard.
Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren.