Politikë

Incident edhe në Shkodër/ Policia bashkiake shkon t'i mbyllë zyrën kandidates së PD-së

Por kanë hasur në kundërshtimin e kandidates për deputete, e cila pretendon se e gjitha po bëhet si sulm ndaj saj dhe opozitës.

k.m.
Incident edhe në Shkodër/ Policia bashkiake shkon t'i mbyllë
Senada Mehmeti

SHKODËR- Një incident është regjistruar pranë zyrës së kandidates për deputete në listën e hapur të  Partisë Demokratike të qarkut të Shkodrës, Senada Mehmeti. Policia bashkiake ka tentuar të mbyllë zyrën elektorale me një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por kanë hasur në kundërshtimin e kandidates për deputete, e cila pretendon se e gjitha po bëhet si sulm ndaj saj dhe opozitës. Në një deklaratë për mediat nga selia e saj në Shkodër, ajo pretendon se zyra e socialistëve pak metra më tutje është e "paprekur".

"Reprezalje politike në prag të mbylljes së fushatës! E gjithë kjo vjen si kosto e valvitjes se flamurit Partisë Demokratike në mes të Shkodrës, sy më sy përballë Edi Ramës — një akt sfide që regjimi nuk e duron dot. Pas urdhrave të narkoshtetit të Edi Ramës dhe pushtetit lokal të Benet Becit, stenda ime si kandidate e Partisë Demokratike u hoq në mënyrë arbitrare, në shkelje flagrante të çdo rregulli e morali demokratik. Sot, shteti diktatorial nuk u ndal — zyrtarë të bashkisë dhe strukturave të tjera u paraqitën pa paralajmërim në zyrën time elektorale, vetëm një ditë para përfundimit të fushatës, në përpjekje të qartë për presion dhe frikësim. Ndërkohë, zyra e PS-së vetëm disa metra më tej… e paprekur. Kjo nuk është më garë politike — është dhunë institucionale ndaj opozitës dhe qytetarëve që duan ndryshim. Por të jeni të sigurt: kjo nuk na tremb, përkundrazi, na forcon,"-tha Mehmeti në fjalën e saj.

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB