Politikë

“Ka marrë diçka që nuk është e tij”, Gjekmarkaj thirrje Bashës: Dorëzoja vulën dhe logon Berishës

Gjekmarkaj i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që t’i dorëzojë logon e Partisë Demokratike grupimit të Sali Berishës, që sipas Gjekmarkajt është sprovuar në beteja elektorale.

E.K
“Ka marrë diçka që nuk është e tij”,
Deputeti i PD-se Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një pozicion asnjëanës sa i takon përplasjes mes Bashës dhe Berishës në PD, mirëpo së fundi duket se mendimet i janë kthjelluar.

Ai i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që t’i dorëzojë logon e Partisë Demokratike grupimit të Sali Berishës, që sipas Gjekmarkajt është sprovuar në beteja elektorale.

“Jemi pak fatkeq në këtë histori sepse nga ana njerëzore, nga ana etike ti nuk mund të jesh i përjetshëm. Berisha është tërhequr njëherë, u rikthye.

I dha mundësinë Lulzim Bashën të ishte 9 vite, duke prishur garën e 2013-s, le të themi të vërtetat siç janë, duke ia imponuar Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha tani del e thotë që unë s’kam qenë kryetar, por më ka komanduar Sali Berisha që ky është një turp për Bashën vetë që e ka lejuar një marrëdhënie të tillë, por edhe për Berishën nëse ia ka imponuar një gjë të tillë.

Në këtë kontekst, unë mendoj që të dy e kanë konsumuar historinë e tyre politike me sukseset dhe dështimet e tyre. Berisha në përgjithësi ka pasur më shumë suksese, ndërsa Basha ka pasur më shumë dështime të karakterit elektoral dhe askush nuk i ka sot për borxh Lulzim Bashës.

Nëse ai krijon një parti tjetër dhe nuk tenton ta mbajë peng logon, është në të drejtën e tij të rrijë në politikë, por jo të përvetësojë,” – u shpreh Gjekmarkaj në “Euronews”.

Ai e akuzoi kreun e PD se është bërë aleat me kryeministrin, “duke bërë diçka që asnjë në 31 vjet s’e ka bërë më parë”.

“Basha ka bërë diçka të paprecedentë që askush nuk e ka bërë në 31 vjet duke marrë diçka që nuk është e tij, po shndërrohet në një aleat të pushtetit për të mbijetuar në politikë. Nëse PD do të vijë në pushtet e ka të nevojshme që të rithemelohet prej vërteti, dhe pse jo duke ndryshuar sigël dhe vulë.

Pushtetit i intereson të mbahet i gjallë konflikti në PD dhe në këtë kontekst prevalon interesi personal. Interesi i Bashës  është të jetë deputet, do të mbijetojë në politike, po luan për kaq, por dëmin po e bën”, tha Gjekmarkaj.

 

Poll

MOS HUMB