
Ilir Meta dhe i moshuari
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar sërish këtë të martë poshtë ballkonit të kryedemokratit Sali Berisha për të mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij. Por gjatë fjalimit u përball me një surprizë, pasi një i moshuar, i dhuroi flamurin kombëtar. Jo vetëm kaq, por me duart që i dridheshin nga mosha, i moshuari ia hedh krahëve flamurin Metës, ndërsa ky i fundit e falenderon.
Kjo është hera e dytë që Ilir Meta merr pjesë në mitingun e përnatshëm të mbështetësve të Sali Berishës, poshtë ballkonit të këtij të fundit, pasi GJKKO e la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”./ZËRI
Poll