Politikë

Me nerva dhe i bërtet! Deputeti demokrat shkon pranë Alibeajt, kërkesa që kishte

Deputeti Petrit Doda shkoi pranë Enkelejd Alibeajt dhe i kërkoi atij të protestojë pranë Foltores.

D.XH
Me nerva dhe i bërtet! Deputeti demokrat shkon pranë Alibeajt,
Deputeti Peteit Doda shkon prane Enkelejd Alibeajt

TIRANË – Seanca plenare e ditës së sotme ka pasur tensione, ashtu sikundër ka ndodhur gjatë seancave të fundit parlamentare.

Ndërkohë që deputetët e opozitës ishin në Foltore dhe po protestonin fuqishëm, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte ulur në vendin e tij dhe dukej i qetë. Deputeti demokrat Petrit Doda ka shkuar pranë deputetit demokrat me nerva dhe i ka bërtitur.

Doda i ka kërkuar Alibeajt që të mos rrijë aty, por të çohet e të shkojë tek Foltorja. Enkelejd Alibeaj ruan qetësinë dhe mban duart e kryeqëzuara, ndërsa një gardist largon Dodën.

Seanca e ditës së sotme ishte e ngjashme me ato të kaluara, teksa ka dominuar kaosi dhe tensionet. Mes kaosit kanë kaluar edhe projekt-ligjet e ditës, përpos atij për bastet online, që u shty sërish./ZËRI/

Poll

MOS HUMB