Politikë

Monika Kryemadhi prej afro 4 orësh në SPAK

Kjo nuk është hera e parë që deputetja e Partisë së Lirisë, merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm

E.K
Monika Kryemadhi prej afro 4 orësh në SPAK
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Vetë Kryemadhi ka pranuar se është nën hetim pasuror nga ana e SPAK, ndërkohë që më herët ajo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, dhe për të dorëzuar kallëzime për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Kryemadhi është paraqitur e vetme në ambientet e SPAK, ndërsa pritet që të japë shpjegime për çështjen e lobimit të ish-LSI, por edhe për pasurinë e saj. Sa i takon hetimit pasuror, disa javë më parë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, u mor dhe e ëma e deputetes së PL-së./ZËRI 

Poll

MOS HUMB