Politikë

'Mos të mungojë asnjëri'/ Nesër takimi me socialistët, Rama: Prezantojmë një nismë të re kombëtare

Ndoshta nisma e re ka lidhje me FA-të në Shqipëri, e cila tashmë ka disa baza të NATO-s në territorin e vendit tonë.

k.m.
'Mos të mungojë asnjëri'/ Nesër takimi me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00 do të prezantojë një nismë të re kombëtare për Shqipërinë 2030! Por nuk ka dhënë më shumë detaje, veç faktit që mban veshur një prej uniformave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ndoshta nisma e re ka lidhje me FA-të në Shqipëri, e cila tashmë ka disa baza të NATO-s në territorin e vendit tonë. Por jo vetëm kaq. Në të njëjtin postim që ka bërë në rrjetin e tij social "Facebook", Rama përmend se në takimin e nesërm janë vendosur disa piketa që kanë lidhje me qeverisjen dhe me ligjin, ose me shkeljen e tij.

"NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE/ Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar,"-shkruan Edi Rama.

'Mos të mungojë asnjëri'/ Nesër takimi me
Postimi i Ramës

Nesër në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me deputetët dhe me ministrat e kabinetit qeverisës. Mbledhja do të nisë nesër në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit, e deri më tani bëhet me dije se kreu i qeverisë ka kërkuar nga tijët që të mos mungojë asnjë prej tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB