Politikë

PANKARTAT PIKANTE/ “Shpresa ka vdek, po iki”, demokratët mbushin bulevardin, njëri shkruan sloganet mbi rroba

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në oborrin e selisë blu, ndërsa të tjerë ndodhen para Kryeministrisë.

F.m
PANKARTAT PIKANTE/ “Shpresa ka vdek, po iki”, demokratët
Protestuesi

TIRANË- “Shpresa ka vdek, po iki”; “Qeveri hajdute”;“Rama ik”; “Rama je gjarpri i Shqipërisë, largohu”, janë vetëm disa nga mbishkrimet që kanë në duar demokratët që kanë dalë sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në oborrin e selisë blu, ndërsa të tjerë ndodhen para Kryeministrisë.

Sot, Partia Demokratike me në krye kryedemokratin Sali Berisha po zhvillojnë një protestë kombëtare që nisi në orën 17:30. Vetë Berisha do ta ndjekë nga ballkoni i shtëpisë ku dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi bashkë me shtatë ministra. Policia e Shtetit ka marrë masa, ka blinduar kryeministrinë dhe 1100 efektivë ndodhen në terren.

Poll

MOS HUMB