Politikë

'Partneriteti jonë dobëson Putin'/ Propozimi i Zelenskyy-t: Duhet një forum i përbashkët për mbrojtjen

Ai ka falenderuar të gjitha kombet për mbështetjen ndaj Ukrainës, teksa u shpreh se gjithçka që i bën ata së bashku partner të mirë, e bën Putinin më të dobët.

a.l
'Partneriteti jonë dobëson Putin'/ Propozimi i Zelenskyy-t:
Volodymyr Zelenskyy

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalës së tij në Samit, propozoi formimin e një forumi të përbashkët për fushën e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit. Ai ka falenderuar të gjitha kombet për mbështetjen ndaj Ukrainës, teksa u shpreh se gjithçka që i bën ata së bashku partner të mirë, e bën Putinin më të dobët.

"Së pari, ne besojmë që çdo komb në Europë që ruan parimet meriton integrimin plot. Ukraina ju është shumë mirënjohëse për mbështjen që po na jepni për integrimin tonë. Së dyti, u jam mirënjohës të gjitha kombeve dhe shteteve për formulën e paqes. Avantazhi është që çdo pikë e kësaj marrëveshje mund të zgjidhet. Të gjithë mund të kontribuojë në paqen. Prandaj, ju ftoj të merrni pjesë në samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër. Së dyti, kur kombet bashkëpunojnë, të gjithë fuqizohen, prandaj ne jemi krenarë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Ne shohim ofertën e municoneve, prandaj ne propozojmë që të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes. Ju jam mirënjohjes për punën e mirë që është bërë për Ukrainën dhe Kievin. Për sa i përket, sigurisë së ushqimeve, ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona, në tregti, energji dhe në çdo fushë. Gjithçka që na bën ne partner të mirë, e bën Putinin më të dobët. Vetëm në këtë formë mund të fuqizohemi së bashku", u shpreh lideri ukrainas në Samitin që po mbahet në Tiranë.  

Poll

MOS HUMB