
TIRANË- Në fjalën hapëse të Samitit për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama përsëriti mbështetjen e Shqipërisë në luftën që Kievi po bën prej më shumë se 2 vitesh përballë Rusisë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Rama tha se Shqipëria është e vetëdijshme për kapacitetin e saj financiar dhe ushtarak, ndërsa bëri thirrje ndaj të gjithë të pranishmëve për të shtuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Rama: Lufta e Rusisë një katastrofë, Putin nuk ia ka dale. Ukraina nuk po lufton vetëm për vete, po për demokracinë, kërkojmë një paqe që respekton pavarësinë e Ukrainës.
Sapo kemi shënjuar përvjetorin e dytë të agresionit rus, përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë, për ti dhënë fund luftës. Mbetemi të vendosur krahë Ukrainës, përballë një kërcënimi mjaft real ndaj Europës, ndërsa jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona. Ne nuk kemi kapacitetin financiar dhe ushtarak, më lini që ti kërkoj gjithkujt këtu, për të njohur rolin e tyre.
Mbështetja për Ukrainën nuk duhet të jetë pjesë e politikave të brendshme. Kolegë e miq e dimë shumë mirë se kontinenti ynë ka dalë nga dy lufta të tmerrshme botërore, në rajonin tonë, plagët e thella që ka lënë ish-Hygosllavia duhen shëruar ende. Duhet të qëndrojmë së bashku përballë atyre që duan të shkatërrojnë stabilitetin.
Ne nuk mundemi dhe nuk duhet ta lëmë Rusinë që të fitojë dhe Ukrainën që të humbasë, pasi ëndrra jonë për një të ardhme të përbashkët do të ishte në rrezik. Kjo luftë është dhe për lirinë dhe dinjitetin tonë, Shqipëria ka bërë çka mundet. Për shumë ato kombe të vogla si ne, që nuk duan të kthehen në ushqim për Rusinë, kemi nevojë për një qëndrim të vendosur ndaj Ukrainës.
/ZËRI