Politikë

Pas Kukësit/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat dhe Korçë

PD pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.

F.I
Pas Kukësit/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike do kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve në qarqet Korçë e Berat, ndërkohë që më herët ka kundërshtuar edhe qarkun e Kukësit.  Me anë të përfaqësuesit të saj ligjor, Franc Nuri, PD ka dorëzuar një ankimim në KAS me 20 faze, ku rendit pretendimet e saj, me kryefjalë manipulimin e votave.

"Kemi prova për parregullsi dhe problematika në Qendrat e Votimit", thuhet mes të tjerash në ankimim, teksa renditen edhe materiale të pretenduara.

Demokratët mësohet se po bëjnë gati edhe ankimimin për qarkun e Korçës. PD pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera. Deri tani PD ka ankimuar Kukësin dhe me Beratin dhe Korçën do të bëhen 3 qarqe të kontestuara./ZËRI

Poll

MOS HUMB