
TIRANË- Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përjashtuar për 10 ditë nga të gjitha punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Me nga 5 ditë janë përjashtuar edhe 2 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Bledjon Nallbati. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua përplasja e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, me kolegen e tyre Flutura Açkën.
Incidenti ndodhi pak ditë më parë, ku në një nga Komisionet Hetimore Bardhi e Noka u përplasën me demokraten. Kësaj të fundit disa herë tentuan që t'i marrin mikrofonin, duke krijuar një situatë të pakëndshme në sallë. Menjëherë pas ngjarjes, Partia Socialiste kërkoi mbledhjen e Komisionit të Etikës, në mënyrë që të merreshin masa për 4 deputetët./ZËRI