Politikë

Rama thërret delegatët më 4 nëntor, Kongresi votëbeson Sekretariatin e ri të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Takimi me socialistët do të nisë me delegatët në orën 11.00 në ambientet e selisë rosë.

k.m.
Rama thërret delegatët më 4 nëntor, Kongresi votëbeson
Edi Rama

TIRANË- Të shtunën, më 4 nëntorit, kryesocialisti dhe njëherazi, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Takimi me socialistët do të nisë me delegatët në orën 11.00 në ambientet e selisë rosë. E më pas, do të kalojnë të Pallati i Kongreseve. Kongresi pritet që të zyrtarizojë vendimet e Asamblesë.

Më 4 shtator, posti i Sekretarit të Përgjithshëm që mbahej nga Damian Gjiknuri, i kaloi Blendi Klosit. Ndërsa detyra e kreut të grupit parlamentar, që dikur e mbante Taulant Balla (sot ministër i Brendshëm), i kaloi Bledi Çuçit, paraardhësit të tij në kabinet. Gjithashtu në mbledhjen e të shtunës, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm për të përgatitur socialistët për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahën në vitin 2025./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB