
GREQI- Mediat greke kanë komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama që zhvilloi me shqiptarët në Milano, pas atij në Athinë, në kuadër të turit me Diasporën. Në Artikull, Protothema shkruan se Rama vazhdon retorikën e tij propagandistike. Media greke shton se kreu i qeverisë shqiptare vijon të kujtojë peripecitë e shqiptarë në Greqi, edhe kur shkon në Itali, referuar fjalisë që ai tha se shqiptarët janë detyruar të ndërrojnë edhe merin për efekt të dokumenteve. Kjo fjali është marrë si akuzë e drejtpërdrejtë ndaj Greqisë nga Prothothema.
Artikulli i Protothemas:
Në të njëjtin model provokues si ditët e mëparshme, Edi Rama akuzoi drejtpërdrejt Greqinë, gjatë takimit me emigrantët nga Shqipëria, që zhvilloi këtë herë në Milano. Madje, ai nuk ka ngurruar të flasë për “vuajtje të tmerrshme të shqiptarëve” në vendin tonë.
Ndër të tjera, kryeministri shqiptar pohoi si vijon: “ Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshëm arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë ”.
"Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike ," shtoi ai.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
“Vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas kërcimit kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thanë kur erdha në Milano, që nuk duhet të harroj që edhe ju keni vuajtur. Ju shqiptarët e Italisë nuk keni ndryshuar emrat tuaj, të detyrueshëm dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një arsye të vetme dhe të vlefshme, të cilën ne të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi për historinë e Evropës Demokratike.”